
Lista/ Greqia hap kufijtë turistikë me Shqipërinë dhe këto 28 vende të tjera!
Dritare.net
Ministria Greke e Turizmit bëri publike sot listën me 29 vendet që do të kenë mundësi të pushojnë në Greqi këtë verë. Këto shtete do të mund të shkojnë në Greqi që nga 15 qershori.
Lista e vendeve:
Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.
Greqia krijoi listën pasi shqyrtoi profilin epidemiologjik të 29 vendeve dhe pasi mori parasysh njoftimin e fundit të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), si dhe propozimet e komitetit të sëmundjeve infektive të Ministrisë së Shëndetësisë. Turistët nga 29 vendet do t'i nënshtrohen testeve.
Sipas Ministrisë së Turizmit, lista e vendeve do të zgjerohet që nga 1 korriku dhe do të publikohet në kohën e duhur. Monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik i të gjitha vendeve do të vazhdojë./K.C/dritare.net

















