Na ndiqni edhe në

Bota

Një muaj pas dorëheqjes, kryeministrja finlandeze ndahet nga burri!

Një muaj pas dorëheqjes, kryeministrja finlandeze  ndahet nga burri!


Më pak se një muaj pas dorëheqjes së saj Sana Marin, ish-kryeministrja e Finlandës ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti Markus Raikkonen pas 19 vitesh së bashku. Marin dhe burri i saj kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin dhe u martuan tre vjet më parë, në gusht të 2020-ës.

Çifti tregoi sot se kanë bërë kërkesë për divorc.
Një muaj pas dorëheqjes, kryeministrja finlandeze  ndahet nga burri!
“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miq të mirë, të afërt me njëri-tjetrin dhe prindërit e vajzës sonë të dashur. Ne do të kalojmë ende kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë që ju të respektoni privatësinë tonë.”, shkruan ”, ka shkruar Marin në një postim në Instagram.

Emri i Marin u përfshi në një sërë skandalesh për festat e furishme që ajo mori pjesë gjatë mandatit të saj si kryeministre. Gushtin e kaluar, videot që bënë xhiron e internetit tregonin Sana Marin duke u argëtuar me miqtë e saj, gjë që shkaktoi reagime të shumta.

Një muaj pas dorëheqjes, kryeministrja finlandeze  ndahet nga burri!

Opozita foli në atë kohë edhe për përdorimin e drogës. Në video, politikania e re shihet duke kërcyer me miqtë e saj. Po ashtu u komentua edhe paraqitja e saj në festivalin Flow në Helsinki. Politikania ishte veshur me një fustan pak sipër gjurit i cili ishte i stolisur me temina dhe kishte një rrip të ngushtë lëkure në bel. Ajo e kishte kombinuar look-un me çizme të zeza, një çantë të vogël zarf dhe syze dielli./K.C/dritare.net