
Ishte kundër vaksinimit, Covid-19 i merr jetën policit 58-vjeçar!
E Martë 31 Gusht 2021, 10:10
Dritare.net
Një polic italian 58-vjeçar, i cili ishte kundër vaksinimit , ka ndërruar jetë në spital pas infektimit me Covid-19. Sipas medieve italiane Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas infektimit me kovid. Ai rezultoi pozitiv më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, kur u fut në terapi intensive. Në një intervistë për Corriere della Sera, bashkëshortja e tij, shpjegoi idetë e të shoqit mbi virusin dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”./M.M-dritare.net

















