I iku zëri në mes të këngës/ The Weeknd anullon koncertin!
Dritare.net
The Weeknd përfundoi befas koncertin e tij në Los Anxhelos duke përmendur probleme vokale.
Ai ishte në mes të performancës së hitit të tij "Can't Feel My Face" kur doli nga skena. Një këngë tjetër filloi të luhej shkurtimisht, më pas u ndezën dritat në stadiumin SoFi në Inglewood.
Më pas, The Weekend u kthye në skenë për të kërkuar falje për problemet e tij vokale dhe i premtoi audiencës një rimbursim, sipas një videoje të shpërndarë nga një pjesëmarrës i koncertit në Twitter .
"Unë do të sigurohem që të gjithë të jenë të mirë, ju do t'i ktheni paratë tuaja. Por unë do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema. Nuk mund të të jap atë që dua të të jap," i tha ai turmës.
Në një postim në Twitter të shtunën vonë, The Weeknd shpjegoi se çfarë ndodhi.
“Më iku zëri gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar. Ndjeva se zemra ime ndaloi. Kërkoj ndjesë time më të thellë për fansat e mi këtu. Unë premtoj se do t'ju kompensoj me një datë të re”, ka shkruar ai.
Data e ardhshme e planifikuar për turneun "After Hours Til Dawn" është 22 shtatori në Toronto. Turneu më parë ishte shtyrë dy herë për shkak të pandemisë./CNN/M.K/dritare.net