Fauci ka një mesazh për Biden: Mbyllni baret, mbani shkollat hapur!
Dritare.net
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci,ka lëshuar një paralajmërim urgjent për administratën e ardhshme të Shtëpisë së Bardhë, në mes të rritjeve alarmante në rastet me Covid-19 në të gjithë vendin.
Në një intervistë për “ABC News”, imunologu u pyet për këshillën që kishte për administratën e Joe Biden-it mbi pandeminë e koronavirusit, dhe specifikisht si ai do të vazhdonte të mbante shkollat e hapura, diçka që Dr. Fauci ka këmbëngulur të ndodhë pavarësisht nga rritja e infeksioneve .
“Mbyllni baret dhe mbani shkollat e hapura”, ka thënë ai.
“Mënyra më e mirë për të siguruar sigurinë e fëmijëve në shkollë është që niveli i përhapjes në komunitet të qëndrojë i ulët”, ka shtuar Fauci.
Komentet e tij erdhën ndërsa vazhdon debati nëse shtetet duhet të lejonin që shkollat të qëndronin të hapura mes asaj që disa analistë e kanë përshkruar si një "valë të dytë", me raste që rriten më shumë në shtetet jugore, të nuk ishin aq të ndikuara nga pandemia në muajt e parë të shpërthimit të virusit në SHBA.
Dr. Fauci ka vënë në dukje se studimet e kohëve të fundit treguan se përhapja e Covid-19 mes fëmijëve ishte dukshëm më e ulët se ajo mes grupmoshave të tjera, dhe se rastet e infektimit buronin kryesisht nga mjedise me rrezik më të lartë si baret dhe restorantet./M.M-dritare.