Na ndiqni edhe në

Bota

Dyshimet për lidhjen me Depp, avokatja Vasquez kthehet në yllin e procesit!

Dyshimet për lidhjen me Depp, avokatja Vasquez kthehet në yllin e

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që në çdo seancë analizohet çdo lëvizje apo fjalë e tyre dhe më pas shpërndahen në mënyrë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë, ndërkohë që gjyqi po hyn në fazat e fundit, një tjetër personazh veç Heard dhe Depp, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për avokaten e Depp, Camille Vasquez. Marrja në pyetje e 37-vjeçares për Heard, një proces që është konsideruar edhe brutal nga disa, është krahasuar me një goditje nock out në boks.

Dyshimet për lidhjen me Depp, avokatja Vasquez kthehet në yllin e

Avokatja ka krijuar një lidhje të ngushtë me Depp-in dhe gjatë gjithë seancave ata kanë ndarë buzëqeshje, shikime dhe përqafime, të gjitha të shoqëruara me gëzim nga fansat në internet.

Marrëdhënia e tyre është shfaqur aq komode saqë kanë dalë zëra se ata janë të lidhur në mënyrë romantike.

Vasquez u pyet për këtë ndërsa po largohej nga gjykata e qarkut Fairfax këtë javë, por zgjodhi të përgjigjej vetëm me një buzëqeshje.

Performanca e saj në gjyq ka qenë e tillë që ajo ka krijuar bazën e saj të fansave, me mbështetës të cilët përpiqen të shkrepin një selie me të apo t’i marrin një autograf.

Llogaritë e fansave janë shfaqur në mediat sociale dhe një video që tregon Depp duke shtrënguar krahun e Vasquez-it teksa ai hyn në sallën e gjyqit ka grumbulluar 19.5 milionë shikime.

Ishte gjithashtu Vasquez ajo që e pyeti Heard për dështimin e saj për të dhuruar plotësisht zgjidhjen e divorcit prej 7 milionë dollarësh për bamirësi, siç pretendonte më parë se kishte bërë.

Dyshja patën një tjetër skenë pasi panë një video të 2016-ës nga Heard, në të cilën ajo buzëqeshi dhe rrotulloi sytë ndërsa po merrej në pyetje për goditjen e Depp.

Vasquez pyeti nëse kishte “diçka zbavitëse” në lidhje me abuzimin e dyshuar të burrit të saj. “Ju jeni duke buzëqeshur ndërsa ai regjistrim audio po luhet, apo jo?” pyeti ajo.

Heard u përgjigj: “Unë nuk po buzëqeshja për shkak të audios, po buzëqesh për shkak të asaj që po ndodh rreth meje.”

Ajo i referohej aktivitetit që po zhvillohej në dhomën ku po jepte dëshmi./M.T/dritare.net