Na ndiqni edhe në

Bota

Akùzat për korrùpsion/ Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dënohet me bùrg

Akùzat për korrùpsion/ Ish-presidenti i Francës, Nicolas

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me tre vjet bùrg, për korrùpsion. Sarkozy u shpall fajtor pasi u përpoq të korrùptojë një magjistrat, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij. Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe Azibert morën të njëjtën dënim. Sarkozy mund ta kalojë dënimin në shtëpi, megjithëse pritet që ai ta apelojë vendimin.

Akùzat për korrùpsion/ Ish-presidenti i Francës, Nicolas
Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja, Carla Bruni

Sarkozy pritet të dalë në gjyq edhe për një çështje tjetër, e cila lidhet me Bygmalion. Sarkozy akuzohet për mashtrim në fushatën presidenciale të 2012-ës. Ai shërbeu si president që nga viti 2007, por nuk ia doli të rizgjidhet në 2012-ën./K.C/dritare.net