
Boga dhe Razma prej tre ditësh pa energji
E Shtunë 12 Janar 2019, 13:01
Dritare.net

Në dritare.net ka ardhur një denoncim nga banorët e zonës së Bogës, dhe Razmës në Malësinë e Madhe.
Në këto zona prej 3 ditësh tanimë janë pa energji elektrike.
Banorët janë shprehur për dritare.net se kanë konkatuar me autoritetet përkatëse por deri më tani, asnjë nuk ka vepruar.
Janë rreth 8000 banorë që nuk kanë energji elektrike.
Banorët shprehen se një problem i madh është edhe për bizneset në këto zona turistike të cilët presin mijëra turistë gjatë këtyre ditëve, por kanë mbetur pa energji elektrike./ I.M-Dritare.net

















