Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blindohet bashkia e Devollit, mbështetësit e opozitës kundër kryebashkiakut të ri

Blindohet bashkia e Devollit, mbështetësit e opozitës kundër
Bashkia e Devollit është rrethuar me forca të shumta policie që prej orëve të para të mëngjesit, dhe situata vijon ende të jetë e tensionuar.

Kryebashkiaku i ri, Edmond Duro ka mbërritur herët në zyrë dhe tha se brenda e janë  futur dhe  një pjesë e punonjësve të bashkisë. Ai gjithashtu ka deklaruar se vetë e ka thirrur policinë, pas informacioneve se do të kishte protestë nga opozitarët.

Para Bashkisë Devoll, janë mbledhur mbështetësit e opozitës dhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati, të cilët protestojnë kundër kryebashkiakut të ri, duke thënë se ai nuk është zgjedhur me garë./E.B-dritare.net