Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Biletat e shtrenjta në Arenën Kombëtare/ Zyrtari  i FSHF: Futbolli nuk është për hallexhinj

Biletat e shtrenjta në Arenën Kombëtare/ Zyrtari  i FSHF:
Anëtari i komitetit ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, i ftuar në emisionin  “Pressing”, në Abc News, dha disa detaje në lidhje me stadiumin e ri "Arena Kombëtare". Ai ka deklaruar se në 17 nëntor, stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Francën, ndërsa fillimisht do të bëhet edhe një ndeshje kontrolli  jozyrtare.

Por gjatë një debati në studio, në lidhje më çmimet e larta të biletave, me  Eduard Prodanin, ish-sekretar i FSHF-së, Dervihaj u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinj.

“Çmimet janë politikë e gabuar sepse duhet promovuar futbolli. 50 mijë lekë bileta është çmim shumë i lartë pasi kam parë biznesmenë që tërhiqeshin ose e kërkonin falas. Ne shohim çmime nga 2-3 mijë lek të vjetra dhe prapë nuk vijnë tifozët. Të tillë gjendje ekonomike kemi dhe është absurde të krahasohemi me Francën”, ka thënë Prodani.

Ndërsa Dervishaj i është përgjigjur se:

“Futbolli nuk është për hallexhinj”.

Arena Kombëtare, me një vlerë prej 75 milionë eurosh do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh. Po në lidhje me emrin, Arena Kombëtare, Dervishaj në studio tha se edhe mund të ndërrohet pasi ai është një subjekt marketingu. Përveç ndeshjeve të futbollit, “Arena Kombëtare” do shërbejë edhe për koncerte apo aktivitete të tjera të ndryshme./L.F-dritare.net