
Betimi i gjyqtarëve jo te Presidenti, Ceka: Njësoj si të martohesh, por mos shkosh as te prifti as te bashkia
Dritare.net

Neritan Ceka: Nuk mund të duroj dot aktin e fundit që betimi përpara Presidentit të hiqet dhe të zëvendësohet me një shkresë që ti ja çon presidentit. Është njësoj sikur të shkosh të martohesh dhe të mos pranosh të jesh as përpara priftit as përpara kryetarit të bashkisë. Akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë. Pra unë këtu merakosëm. Nëse ai thërret Lul Bashën dhe i thotë në 2 mars unë dua njerëz dhe Lul Basha nuk i ka nxjerrë këta njerëz as kur nuk na pranuan për hapjen e negociatave. Populli duhet të kishte dalë dhe të thoshtë këta e kanë fajin. Fillon dështon Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë dhe nuk del njeri.
Më tej Ceka shtoi se kur populli bëhet indiferent atëherë bëhet më i rrezikshëm.
Neritan Ceka: Populli kur bëhet indiferent atëherë është edhe më i rrezikshëm. Këta mendojnë që tani që është indiferent, tani mund ti shtypim më mirë, atëherë të shtyp populli. Këta gëzohen që nuk ka opozitë. Gjëja më e keqe është mungesa e opozitës, nuk kontrollohesh vetë. Do ti bjerë edhe në kokën e tyre kjo check and balance që e kanë shkatërruar përfundimisht.
Ceka thotë se betejën mazhorancë - president e shikon më tepër si një ndeshje institucionale dhe jo si ndeshje bajlozësh./I.M-dritare.net

















