Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bebe Rexha pëson aksident, ja gjendja e saj!

Bebe Rexha pëson aksident, ja gjendja e saj!
Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila është shumë e suksesshme në botë, ka pësuar një aksident me makinë.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory.

Bebe tha se vetë është në gjendje të mirë, dhe se aksidenti i kishte shërbyer për të kuptuar sesa e çmuar është jeta.

“Pësova një aksident me makinë. Çdo gjë është në rregull. Vetëm u kujtova sesa e çmuar është jeta. Po përpiqem të jem e mirë me veten dhe të gjithë ju. Me që ra fjala, ju dua!”, shkruan Bebe.

Më vonë ajo ka postuar një foto të sajën, ku gjendja shëndetësore duket e mirë dhe na tregon ndryshimin që ka bërë në pamje, duke i bërë flokët rozë./E.B-dritare.net