Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bebe Rexha nxjerr foton: Ja si duket një vajzë në Instagram, pa fotoshop!

Bebe Rexha nxjerr foton: Ja si duket një vajzë në Instagram, pa
Në Instagram, duket se të gjithë vajzat janë përfekte, por në realitet nuk është kështu. Bebe Rexha, një nga këngëtaret shqiptare më të sukseshme në botë, është nga ato që nuk ka komplekse që të duket gjithmonë e përkryer.

Madje, ajo është e lumtur me format  e saj trupore. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka nxjerrë një foto me rroba banje, ku tregon format e saj të vërteta, pa asnjë efekt dhe pa fotoshop.

Poshtë fotos, Bebe shkruan: "Ndoshta duhet të kisha bërë fotoshop barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Ndoshta duhet të kisha bërë fotoshop këmbët që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë, por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë. Ja si duket një grua e vërtetë pa fotoshop, në Instagram”./E.B-dritare.net