
BBC: Kina po ndan fëmijët myslimanë, nga prindërit e tyre
Dritare.net

Në të njëjtën kohë, kur qindra mijëra të rriturit po mbahen në kampe gjigante, një fushatë e shpejtë për të ndërtuar konvikte, është në proces.
Bazuar në dokumentet në dispozicion të publikut, dhe mbështetur nga dhjetëra intervista me anëtarët e familjeve jashtë shtetit, BBC ka mbledhur disa nga dëshmitë më të plota deri më sot, lidhur me atë që po ndodh me fëmijët në rajon.
Të dhënat tregojnë se në një vendbanim, më shumë se 400 fëmijë kanë humbur jo vetëm një, por të dy prindërit në ndonjë formë të internimit, qoftë në kampe ose në burgje.
Janë bërë vlerësime formale për të përcaktuar nëse fëmijët kanë nevojë për "kujdes të centralizuar".
Krahas përpjekjeve për të transformuar identitetin e të rriturve të Xinjiangut, provat tregojnë se është nisur një fushatë paralele për të hequr sistematikisht fëmijët nga rrënjët e tyre./E.B-dritare.net

















