

Pas përfundimit të takimit me aleatët, Basha në një prononcim për mediat ka zbuluar bisedën me Metën. Ai tha se kanë diskutuar për 13 tetorin, si datë të zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale.
“Padyshim që takimi me Metën lidhet me 13 tetorin. Ai mendon se kjo është mundësi për daljen nga kriza. Vlerësoj maksimalisht shqetësimin e Metës dhe i bëra të qartë se opozita e bashkuar janë në këtë betejë për shqiptarët. Nuk duhet të jemi në betejë për Imer Lalët e shokët e tij, por opozita e gatshme për çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar. Rama nuk i rezistoi dot tubimit për të vjedhur dhe në një proces ku garonte i vetëm. Të ofrojmë një qeveri që i shërben njerëzve”, tha Basha./E.B-dritare.net

















