Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha tregon se çfarë bëri kur i propozuan ndryshimin e kufijve të Kosovës

Basha tregon se çfarë bëri kur i propozuan ndryshimin e kufijve
Gjatë një takimi në Londër me shqiptarët atje, Lulzim Basha ka hapur temën e ndryshimit të kufijve të Kosovës, ku ka deklaruar se dhe atij ja kanë bërë këtë propozim, por ai e ka refuzuar dhe ka njoftuar ndërkombëtarët dhe liderët kosovarë.

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin. Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë”, tha Basha./e.k-Dritare.net