Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha pyet të rinjtë: Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit?

Basha pyet të rinjtë: Nëse do të drejtonit Ministrinë e
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë postimin e parë në Instagram, për të komunikuar me të rinjtë nën moton "Po të dëgjoj?".

Ai u është drejtuar me një pyetje rinisë: "Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?"

Postimi plotë i Bashës:

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?",  shkruan Basha.

Ja disa nga përgjigjet që ka marrë. /E.B-dritare.net