Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha pas takimit me delegacionin e Venecias: Shqipëria në krizë të thellë kushtetuese!

Basha pas takimit me delegacionin e Venecias: Shqipëria në krizë
Përfaqësues të opozitës janë takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit, Basha, në një prononcim për mediat tha se kanë zhvilluar një takim të frytshëm me 'Venecian'.

Më tej ai tha se vendi ynë është në kolaps dhe në krizë të thellë kushtetuese.

"Takimi me ekspertët ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese. Shenjat janë lëvizjet e javëve të fundit që nuk pret as Komisionin e Venecias por çon për miratim akte të tjera që kapin kushtetetuën. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Rruga e daljes është e qartë. Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t'i hapur një zgjidhje për shqiptarët. Opozita bashkë me qytetarët do marrin vendimet për t'u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin", u shpreh Basha./E.B-dritare.net