Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha në Mamurras: Shtëpitë që kam parë janë të goditura më shumë nga tërmeti i varfërisë!

Basha në Mamurras: Shtëpitë që kam parë janë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët e Mamurrasit, shtëpitë e të cilve janë shembur nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha ka deklaruar se shtëpitë, para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i ka goditur tërmeti i varfërisë.

Më tej Basha tha se kontributi i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme.

“Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës. Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme të përnatshme, të përditshme me nevojat bazike që nga fëmijët 4-5 muajsh e deri tek të moshuarit 80 apo 90 vjeç”, u shpreh kreu i opozitës./E.B-dritare.net