Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Mirëpresim Gjermaninë për zgjidhjen e krizës

Basha: Mirëpresim Gjermaninë për zgjidhjen e krizës
Pas apelit të CDU/CSU i cili u bëri thirrje palëve politike të dialogojnë dhe të ulen për zgjidhjen e krizës, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha ka përshëndetur vendimin e CDU/CSU, ndërsa ka thënë se mirëpret Gjermaninë për zgjidhjen e krizës politike në vendin tonë.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”-shkruan Basha./ I.M-Dritare.net