Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha me banorët në Bubq: Do bëhem zëri juaj, brenda javës do vlerësohen shtëpitë!

Basha me banorët në Bubq: Do bëhem zëri juaj, brenda
Kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti në Bubq. Ndërsa të gjithë banorët janë shqetësuar se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre, Basha u ka garantuar se do të bëhet zëri i tyre, që shteti t’i ndihmojë dhe që të bëhet vlerësimi i shtëpive.

Do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi gjithë njerëzve që u janë prishur shtëpitë. Do të kërkojmë që shteti të japë fonde njerëzve. Kjo është kryesore. Ne do të bëjmë pjesën tonë për këtë punë, do të insistojmë. Janë afro 9 mijë njerëz, 310 shtëpi, 900 pallate deri tani që janë të dëmtuara. Këto që janë të dëmtuara komplet, tërësisht jashtë përdorimi, duhet të bëhen nga fillimi. Ca të tjera që kolonat kanë qëndruar do të rregullohen. E para gjë që duhet bërë është vlerësimi. Pas vlerësimit, të jepet ndihma financiare nga shteti. Ku ka për të rregulluar mure të rregullohen, ku ka për t’u bërë nga e para shtëpia, kostoja është më e lartë, por do të bëhet. Është një faturë që asnjë familje nuk e përballon dot ose pak kush mund ta përballojë. Shumica e kanë pasurinë e jetës.

Pa kontribut vullnetar, gjërat nuk kanë për të ecur përpara. Edhe vlerësimi i banesave ka nevojë për kontribut vullnetar. Dje, mblodha profesorët e inxhinierisë dhe më thanë se “Ne kemi 500 inxhinierë gati. Me kontribut vullnetar, ne, brenda një jave, bëjmë vlerësimin e të gjithë banesave. Bëhet fjalë për diku 3 mijë, ndoshta 4 mijë banesa dhe 900 pallate. Pa kontribut vullnetar ne nuk e bëjmë dot këtë. Kështu që vullnetarëve duhet t’u hapim gjithë shtigjet, duhet t’u hapim dritën jeshile e t’u themi faleminderit, në vend që t’i pengojmë”- u shpreh Basha./E.B-dritare.net