Basha: Do t'u rikthejmë njerëzve vendimmarrjen, për një qeveri që punon për të mirën e tyre
Dritare.net
Lideri demokrat u shpreh se zgjidhja e kësaj krize është transformimi i thellë, ku të ndëshkohen politikanët e kapur dhe rikthimi i sovranitetit te populli.
Basha u shpreh gjithashtu se fokusi i opozitës është te prioritetet e njerëzve, dhe sipas tij kjo vjen vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
"Vendi po kalon momente dramatike. Drama më e madhe është ekonomia. Njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës, 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet mujore, energjia jonë drejt dhënies formë të ndryshimit që pret cdo shqiptar. Ekonomia e vendit do të ndryshojë përmes një transformimi të thellë. Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur, dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët. Janë qytetarët që do të vendosin, dhe sa na atakon ne këto muaj i japim formë programit tonë për ndryshimin rrënjësor të ekonomisë. Prioritet absolut dhënia fund e korrupsionit, sic u theksua edhe në raportin e DASH. Kjo është arsyeja që Ramës iu mbyll cdo derë. Si mund të besohet një njeri që doli hajdut i zgjedhjeve. Prioritet kryesor mbetet ndryshimi i kësaj qeveria me zgjedhje me standarde e votë të lirë.
Fokusi ynë, te prioritetet e njerëzve, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur do të vijojë me kurorëzimin e saj me fitoren e cdo qytetari. Do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen, votën, për një qeveri që punon për të mirën e tyre.”, u shpreh Basha./E.B-dritare.net