Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banana Ditar/ Këshilla për shëndetin mendor, nga studentja shqiptare e neuroshkencës!

Banana Ditar/ Këshilla për shëndetin mendor, nga studentja
Megi Koçiaj, 22 vjeç nga qyteti i Durrësit, me një interes të madh për të studiuar njeriun,  vendosi të nisë universitetin për degën e neuroshkencës, në Londër. Ajo vuri në jetë një ide brilante, me pak kosto, me një telefon, një adrese në internet, që quhet "Banana Ditar".

Nuk ka asnjë person, që të paktën një herë në jetë të mos ketë përjetuar ankthin. Ky është qëllimi kryesor i Megit, të japë këshilla për shëndetin mendor.

Një herë në javë, Megi trajton një temë të re.

Ajo beson se më këshillat e saj do t'i vijë çdo kujt në ndihmë, që në një moment të caktuar, ka nevojë për një profesionist për të mos u mposhtur nga pengesat që has në jetë.

Nëse jeni kuriozë se përse ky blog mban këtë emër, e kemi edhe një përgjigje. Ky është një ndër frutat më të shëndetshëm për trurin dhe një ndër fjalët që është e njëjtë në shumë gjuhë të botës.

Për këshillat e Megit, në mos sot, nesër do të keni nevojë patjetër, ndaj mos hezitoni të vizitoni faqen e saj. /L.F-dritare.net