Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla: Zgjedhjet janë zhvilluar, dora jonë e shtrirë për të bashkëpunuar!

Balla: Zgjedhjet janë zhvilluar, dora jonë e shtrirë për
Ndërkohë që opozita kërkon nisjen e proceduarve për zgjedhjet e 13 tetorit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se zgjedhjet kanë përfunduar.

Ai është shprehur se nuk do të komentojë lidhur me këtë datë të re zgjedhjesh, pasi kandidatët për kryetar bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiake tashmë kanë filluar punën.

Balla tha gjithashtu se e kanë dorën e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën në parlament, për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishëm ku fitoi qytetaria, fitoi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja ndonjë koment lidhur me ato që informoni ju sepse zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar, kanë përfunduar. Të zgjedhurit prej tyre qofshin këta kryetarë të bashkive apo anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë marrë detyrën tashmë ose janë duke marrë detyrën edhe në këtë moment që flasim bashkë. Kështu që nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhshme të përfaqësuesve, siç citoni ju të opozitës. Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar pikë së pari me opozitën në parlament për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhor që ka adresuar të gjitha rekomandimet në 3 zgjedhjet e fundit”, deklaroi Balla./E.B-dritare.net