
Balla: Zgjedhjet e brendshme në PS, jo si vitet e tjera
Dritare.net

Kreu i grupit Parlamentar të PS, njëherësh sekretar i kësaj partie, Taulant Balla ka thënë se : “Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit”.
“#ZgjedhjetPS?
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste?? po zhvillohen në formën e një debati konstruktiv në çdo organizatë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.
Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë”, tha Balla./ I.M-Dritare.net

















