Balla përplaset me gazetarin: Ta qaj hallin! Rakipi: Je kapur me presh në dorë

Taulant Balla sqaroi në Dritare me Rudinën se çfarë do të ndodhë në seancën e së enjtes, duke e bërë fakt kërkesën që mban firmën e 35 deputetëve të PS-së për shkarkimin e Presidentit Meta. Ndërsa Balla fliste, pati një ndërhyrje nga gazetari Ylli Rakipi. Mes tyre u ndezën sërish replikat.

Taulant Balla: Rezoluta ka rëndësi specifike për të qartësuar dhe për të rishprehur që në Republikë institucioni më i lartë është Kuvendi që ndan qasjen e vetë ndaj këtij akti të paprecedent që Presidenti bëri, të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Ne grupi i PS mbështetur në kushtet e përcaktuara nga Kushtetua do dorëzojmë kërkesë me më shumë se 35 firma deputetësh për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit. Do e njoftomë në seancën pasardhëse. Kryetari ia bën të njohur shkelësit, në këtë rast President. Të jemi të sigurt se në fillim të shtatorit do kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vepruar.

Ylli Rakipi: E marrim që ti je ligji vetë…

Taulant Balla: As ligji, as drejtësi

Ylli Rakipi: Kryetari partisë suaj i ka bërë letra për dialog Lulzim Bashës, pse nuk dialogon tani që Presidenti thotë hajde bëni dialog?

Taulant Balla: Për çfarë?

Ylli Rakipi: Për krizën

Taulant Balla: S’ka krizë

Ylli Rakipi: Të parat i ke marrë siç po të dalin, me rri edhe këto t’i gëzosh (zgjedhjet)

LEXO DHE :  Shuhet shkrimtari italian, Luciano De Crescenzo

Taulant Balla: Zgjedhje më të mira se në 2017 nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria

Ylli Rakipi: Si mo? Zgjedhje të mira? O Taulant me çamët e Dibrës…

Taulant Balla: Të lutem kujdes me fjalët se çamët janë njerëz të respektuar

Ylli Rakipi: Po normal, kam miq më shumë se ju mes çamëve

Taulant Balla: O Ylli unë ta qaj hallin, ore kur humbet analiza…

Ylli Rakipi: Mos i personalizo gjerat, se njeri nga ne do ngihet nga këtu…

Taulant Balla: Analiza politike bëhet duke hequr inate personale

Ylli Rakipi: Këto janë inate që ti ke blerë vota? je kap me presh në dorë.. Qetësi të madhe ke fituar Taulant, ruaju nga kjo qetësi…bëj kujdes…çka të gjallë mbi këtë tokë i blen ai (Rama) tani i kanë dalë lakrat as me Zotin nuk i mbulon dot më ai..

Taulant Balla: Unë nuk pranoj të fyeni Juncker

Ylli Rakipi: Ky është i qetë fare

Taulant Balla: Vij nga një takim elektoral në Gramsh ndaj jam i qetë

Ylli Rakipi: Çfarë të thanë?

Taulant Balla: E rëndësishme është që popullit nuk ia heq njeri të drejtën për të votuar

Ylli Rakipi: Ore je bërë kaq i urtë ti, duket se kjo marrëveshja e fundit ju shpëtoi…me këtë që bëri Meta flas

Taulant Balla: Lidhu me fallxhoren dhe pini një kafe…/K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.