Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla: Djegia e mandateve dëmton integrimin, PS përkrahet nga BE dhe SHBA

Balla: Djegia e mandateve dëmton integrimin, PS përkrahet nga BE dhe
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Gramshi ka thënë se, djegia e mandateve nga ana e opozitës, dëmton integrimin. Balla theksoi se, opozita nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për protestat dhe sipas tij, ato dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

 “Sali Berisha, i biri i tij politik Lulzim Basha dhe Zonja e Parë Monika Kryemadhi sot sulmojnë Kuvendin, shkojnë deri aty sa të sulmojnë edhe deputetët e PS, teksa shkonin në Kuvend për të votuar strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që këto institucione të mos ngrihen, që këto institucione të mos zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm; por ne nuk tërhiqemi. Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet e shtetit, nuk kanë të bëjnë me ne, por me hallet e tij me drejtësinë. Por një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do t’i rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit. Sot është momenti që ne të flasim me të gjithë. Të flasim me ata 6 mijë votues këtu në Gramsh që sot ndihen të pa përfaqësuar në institucionin e themelit të demokracisë, në Parlament. T’u themi: “Ata ju tradhtuan, por ne jemi të gatshëm t’u përfaqësojmë.",- u shpreh Balla./K.C/dritare.net