Babai e përdhunoi për 3 vite, trondit e ëma: Mbajeni vajzën, unë dua florinjtë
Dritare.net
Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.
Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.
Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.
Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force./I.M-tch