
Avokati i Saimir Tahirit: Do kërkojmë pushimin e çështjes, Prokuroria s'ka prova
E Enjte 7 Mars 2019, 10:10
Dritare.net

Në një prononcim për mediat ka folur avokati i Tahirit, i cili sqaroi se shkuan sot në Apelin e Krimeve të Rënda pasi Prokuroria kundërshtonte datën 10 mars për mbylljen e hetimeve për Tahirin. Sipas Haxhisë, Apeli i dha të drejtë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ai gjithashtu tha se do të kërkojnë pushim të çështjes pasi nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij.
“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh Haxhia. /E.B-dritare.net

















