Aurela këndon me të bijën ‘Fati ynë, shpresë dhe marrëzi’

Këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Pan”, dhe ka thënë se nuk do ta shohim më të marrë pjesë nëpër festivale.

Kjo, për një arsye të thjeshtë: “Emocionet e konkurrimit janë një emocion i keq. Tani dua vetëm të shijoj dhe do të këndoj deri në fund të jetës.”

Aurela, është shfaqur në skenën e “Në kuthin e Piter Pan” me vajzën e saj të madhe, Grace.

LEXO DHE :  Ligji i ri/ Bizneset të punësojnë persona me aftësi ndryshe!

Të veshura me të bardha, nënë e bijë, kanë kënduar këngën e famshme “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”.

“Grace ka vesh muzikor, por nuk kam ndërmend të ndikojë në zgjedhjen e rrugës së saj.Asnjërën nga vajzat nuk do shtyj që të zgjedhë rrugën time.”- u shpreh pas këngës Aurela Gaçe./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.