Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aurela Gaçe zbulon sekretin: Ja si qëndroj në formë

Aurela Gaçe zbulon sekretin: Ja si qëndroj në formë
Të gjithë habiten me këngëtaren e famshme Aurela Gaçe, jo vetëm për energjinë e saj në çdo performancë, por dhe për format dhe fuqinë e saj fizike. Megjithëse mama e dy fëmijëve, Aurela duket se ka energjinë e një vajze fare të re. Por cili është sekreti? Në një postim në “Facebook”, Aurela ka zbuluar për të gjithë ndjekësit, se si e arrin ajo këtë. Aurela bën gjithçka për të qenë në formë, por mbi të gjitha këshillon që të jeni konstant dhe të keni durim deri në marrjen e rezultateve, në çdo tentativë që ju bëni për të qenë në formë të mirë fizike dhe shëndetësore.

Postimi i plotë

Pjesa e dyte e "sekretit "tim??. Them keshtu sepse shume mama me pyesin edhe presin qe t'u tregoj ndonje magji brenda nates, ose brenda nje jave. S'ka. Mund te kete dicka te shpejte, por nese ti nuk je konstante, nese nuk gjen kenaqesi ta besh me qejf dicka te tille, ty te behet barre, perton...dorezohesh. pikerisht sepse pret ndryshime te menjehereshme. Tonifikimi I muskulatures, I mishit, nuk ka diete e magji qe mund ta beje perveveseeeee puuuuuneeeeee. Une bej boxing dy here ne jave sepse aty shkarkoj energji, marr energji te bukura. Nderkohe harxhoj kalori, fitoj rezistence te larte, forcoj barkun, shpatullat, krahet, sic e shikoni e bej me llastiqe per te rritur veshtiresine.

Tjeter gje, pi xhixher. E ziej si caj edhe e pi. Ne mengjes, uje me limon me shafran indie ( te vaket) . Kanelle etj. Keto permiresojne qarkullimin e gjakut. Pastrojne organizmin nga helmet qe mbledh. Kaq kishim per rubriken "trupi e shendeti " ????????????. V.D/Dritare.net