Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Audio-përgjimi/ Salianji: Zëri i Xhafajt, Rama dështoi në prodhimin e filmit, njësoj si në qeverisje

Audio-përgjimi/ Salianji: Zëri i Xhafajt, Rama dështoi në
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt. Në Facebook, Salianji shprehet: "Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audio-përgjimit është i Xhafajt, ndërsa producenti Rama dështon në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje.” Ndërkohë, Salianji thotë se, ekspertiza vërtetoi që zëri është i vëllait të ministrit, dhe pyet se pse Xhafaj nuk po dorëhiqet, ashtu siç kishte parathënë.

“Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audio-përgjimit është i Xhafajt, ndërsa producenti Rama dështon në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje. Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?  Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?  Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova.”,- shkruan Salianji./K.C/dritare.net