Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

ARRSH: Akset ku qarkullimi bëhet me zinxhirë!

ARRSH: Akset ku qarkullimi bëhet me zinxhirë!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

"Në rajonin jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:

K/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.

Në rajonin verior qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:

Zalldardhe-Reç-Draj Reç

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.

Trebisht-Doganë.|,- njofton ARSH-ja./K.C/dritare.net