Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Arian Çani krahason Noizy-n me zogun e Tiranës në "YFSF"

Arian Çani krahason Noizy-n me zogun e Tiranës në
Mbrëmë, në spektaklin "Your face sounds familiar", një ndër personazhet që do të imitohej ishte pikërisht Noizy.

Beatrix Ramosaj interpetoi një këngë të tij, por mesa duket njërit prej anëtarëve të jurisë, kjo performancë nuk i pëlqeu.

Ishte Arian Çani ai që e krahasoi Noizy-n e Beatrix me zogun e Tiranës.

“Mua m’u duk kopje si Zogu i Tiranës”, tha ai.

Beatrix nuk nguroi të bënte një replikë duke u përgjigj nëse Çani donte syze të shihte më mirë sepse ishte tamam si Noizy, ose t’i afrohej më shumë gazetarit që t’ia shikonte buzët e trasha.

"Buzët e trasha i ka edhe Zogu i Tiranës", ia kthen Çani.

“Por Zogu i Tiranës nuk ka mjekër. Është zog pa pupla”, vijon Beatrix duke e mbyllur këtë diskutim.