
Arabia Saudite bën përgjegjës Iranin për sulmet mbi objektet e naftës
E Mërkurë 18 Shtator 2019, 22:10
Dritare.net

Ajo tha se 18 drone dhe shtatë raketa lundrimi u hodhën nga një drejtim, duke përjashtuar Jemenin si një nga sulmuesit, shkruan dritare.net
Rebelët e Jemenit "Houthi", të lidhur me Iranin kanë thënë se fshihen ata prapa sulmeve.
Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo sulmi që e kishte në shënjestër.
Edhe SHBA i qëndron deklaratave të saj, se Irani fshihet pas sulmeve./K.C/dritare.net

















