Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anita Haradinaj: Rramush, vizat për SHBA po të presin

Anita Haradinaj: Rramush, vizat për SHBA po të presin
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili u la i lirë dje me kusht nga gjykata franceze ka marrë aprovimin për vizë nga SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij Anita e cila shkruan në facebook se "Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!"

Ramush Haradinaj ka ftesë për në inagurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump. por ai ndodhet në Francë dhe nuk i lejohet ta lerë vendin sipas vendimit të gjykatës.

I pyetur mbrëmë nga Zëri i Amerikës se a do të shkojë në ceremoninë e inagurimit të Trumo, ai tha: "Ku i dihet. Të presim"/ dritare.net