Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, një rrëfim për vete dhe Shqipërinë!

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, një rrëfim për

Ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad, vjen në një rrëfim ekskluziv për Dritare.net,  për të folur jo vetëm për politikë, por për jetën e saj, fëmijërinë, familjen, fëmijët, bashkëshortin, aktivizmin e saj dhe Shqipërinë.

Håstad, prej 1 shtatorit është Ambasadore e Suedisë në Tiranë, ndërsa karriera e saj është e mbushur me poste të larta që i ka besuar qeveria e Suedisë ndër vite.

Elsa Håstad, ka lindur me 7 gusht të vitit 1970.

Håstad ka punuar për të drejtat e njeriut që nga viti 1997, kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik por që nga viti 2008 edhe në Vietnam. Håstad shërbeu 1997-1999 në agjencinë e zhvillimit të UNDP në Bjellorusi. Që nga viti 1999 Elsa Håstad ka punuar në Agjensinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Zhvillimit Suedez (SIDA).

Håstad ka punuar gjithashtu me Çeceni dhe Kaukazin e Veriut dhe Azinë Qendrore. Nga 2008 dhe 2011, Elsa Håstad ka shërbyer në Ambasadën Suedeze në Vietnam, ku ajo punoi për të drejtat e njeriut. Në vitin 2011, ajo u bë Shefe e Departamentit në SIDA, dhe më 1 Shtator 2019, ajo mori detyrën e Ambasadores Suedeze në Tiranë, Shqipëri.

Ajo është vajza e një gazetares së njohur suedeze  Disa Håstad dhe dramaturgu britanik Arnold Ëesker , është e  martuar me Kristoffer Leandoer dhe është nëna e Yung Lean dhe Miriam Leandoer Håstad.

Në intervistën për gazetarin e Dritare.net Isa Myzyraj,  Hastad flet për dashurinë që ajo ka për Shqipërinë, dhe sfidat tona në raport me demokracinë dhe të drejtat e njeriut./ Dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=vD3JNhXfrMA