
Ambasada e SHBA: Vijojmë të mbështesim Shqipërinë, për rimëkëmbjen pas tërmetit
Dritare.net

Në Shqipëri ndodhet ende ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, që po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve.
"Qeveria e Shteteve të Bashkuara vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, së bashku me menaxherët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të emergjencave. Ata po punojnë për të përshpejtuar dhënien e ndihmës aty ku ka më shumë nevojë dhe për t’u siguruar që ekipet të shpërndahen në mënyrë efikase për vlerësimin e dëmeve pas tërmetit. #ShbaQendronKrahShqiperise", shkruan Ambasada./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/pcb.10156875533755838/10156875531675838/?type=3&theater

















