Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti i shtrin dorën armikut të tij të betuar Hashim Thaçit: Të jemi bashkë në politikën e jashtme

Albin Kurti i shtrin dorën armikut të tij të betuar Hashim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, Presidentit Hashim Thaçi, që është njëherësh edhe armiku i tij më i madh politik.

Përmes një letre, dërguar ditën e sotme, Kurti kërkon nga Thaçi që të takohen, dhe të bashkërendojnë politikën e jashtme.

“Politika e Jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Le ta japim tere kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet qe do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe ne mbrëmje që  te takohemi e te dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona”, ka shkruar Kurti.

Por, presidenti Hashim Thaçi nuk do e takojë sot Kurtin, pasi ai ka udhëtuar në Gjermani për një konferencë./ I.M-Dritare.net