Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti i dytë, merr teserën e Vetëvendosjes

Albin Kurti i dytë, merr teserën e Vetëvendosjes
Albin Kurti i dytë është anëtari më i ri i Vetëvendosjes. Është një koincidencë, por ai mban të njëjtin emër dhe mbiemër me kreun e  kësaj partie.

Për këtë ka njoftuar anëtari i partisë Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një shkrimi në Facebook.

“Mbrëmë pranuam anëtarësimin e Albin Iljaz Kurtit. Koincidencë, por e vërtet e madhe. Albini ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në Gjakovë. Me profesion është rrobaqepës, por pasion e ka dizajnin. Albin, emri dhe mbiemri yt është simbol i shpresës në Kosovë. E di, është përgjegjësi, por mbi gjitha mbaje me krenari se #erdhiDita”, ka shkruar ai./L.F-dritare.net