Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Te Varri i Shenjtë në Theth!

Te Varri i Shenjtë në Theth!

Është një vend i shenjtë në Theth, në fshatin nga më të bukurit në Shqipëri. Është varri Robert Elsie, albanologut nga Kanadaja që vdiq në Berlin dhe la amanet të prehej përgjithmonë në Theth të Shqipërisë që e deshi më zemër dhe dashurinë për të e tregoi në dhjetëra libra.

Gazetarja Rudina Xhunga shkoi në Theth për të çuar lule të varri i Robert Elsie.

“Dua t’i them çdo njeriu që vjen në Theth, eja dhe vendose një lule në varrin e Robert Elsie. Lëre një shenjë tënden te ky varr. Unë erdha nga Tirana sot, vetëm për te. Për të treguar që është një pikë tjetër në këtë vend, një pikë e jashtëzakonshme që na bashkon. Është varri i Robert Elsie, është banesa e fundit e një njeriu që na deshi edhe kur ne nuk e njihnim veten tonë. Na mësoi të njohim veten.. Këtë bëri Robert Elsie, deri në fund të jetës së tij, kur vendosi të qëndrojë përjetësisht këtu. Ndaj jepi vetes këtë mundësi të vish në këtë vend të mirë.”

Te Varri i Shenjtë në Theth!

Pavlin Polia tregoi për gazetaren se varrimi i Robert Elsie, u bë sipas riteve të fshatit. Miq e tij të huaj morën pjesë në varrim, por më shumë ishin shqiptarë të mbledhur nga gjithë zona përreth Thethit për të përcjellë njeriun e tyre.

Me gjëmën e burrave që niste nga çdo anë e malit e vazhdonte deri te sheshi i fshatit, te pema e blirit , aty ku qëndronte arkivoli i albanologut Robert Elsie, që e pat ngritur në art Gjëmën e Burrave, traditë e lashtë e përcjelljes se fundit. Polia tregon se:

“Në përvjetorin e tij, miqtë e tij nga jashtë, luajnë disa këngë me Lahutë që ai i kishte shumë qejf dhe shumë merak. Por ata këndojnë edhe këngën e Petrit Lulos, Gjirokastra ime. Ishte një ndër këngët e preferuara të Elsie.

Te Varri i Shenjtë në Theth!

Te Varri i Shenjtë në Theth!

Albanologu i shquar me origjinë nga Kanadaja, me veprimtarinë e tij të vyer bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq. Në trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme që na la pas, spikat përkthimi i dorëshkrimit më të vjetër të historisë shqiptare nga prifti francez Jean-Claude Faveyrial; volume UNESCO të Antologjisë Moderne të poezisë shqipe; Këngët e Kreshnikëve, veprat e Migjenit dhe Ali Podrimes; kryevepra Lahuta e Malsisë e Fishtës e shumë të tjera.

Fiset shqiptare ishte libri ar kishte zgjedhur të mbante me vete Rudina Xhunga te varri i Elsie. Ne kemi nevoje të nderojmë e kujtojmë ata që e deshën Shqipërinë . Këtë mesazh ka ky emision./L.F-dritare.net