Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alarmi/ Shqipëria po mbetet pa mjekë specialistë

Alarmi/ Shqipëria po mbetet pa mjekë specialistë
Prej disa kohësh në vendin tonë një ndër shqetësimet kryesore është bërë largimi i mjekëve, për të punuar në vendet e BE, SHBA dhe Kanadasë.

Vetëm në dy vitet e fundit nga vendi ynë janë larguar 265 mjekë, nga këta 32 prej tre janë mjek specialistë, thuhet në të dhënat e Urdhrit të Mjekut.

Nga ana tjetër, Universiteti i Mjekësisë ҫdo vit diplomon 250 studentë që nëse i krahasojmë me të dhënat e Urdhrit të Mjekut, del që, ҫdo vit nga vendi ynë ikin gjysma e mjekëve.

Brenda këtij viti, 125 kanë kërkuar certifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Situata më e rëndë e mungesës së mjekëve është në rrethe. Në Dibër, një mjek i vetëm shërben për 24 orë me radhë.

Në Lushnje mungojnë 10 mjekë, në Fier 5, nga pediatër, në renimator, kirurg, kardiolog, e neurologë.

Por mungesa e mjekëve në rrethe bënë që, pacientët të shkojnë në Tiranë aty ku mjekët dhe spitalet po përballen me një fluk të papërballueshëm të punës./ I.M-Dritare.net