Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzat për fshehje të financimeve/ Basha: I fabrikoi Rama për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Akuzat për fshehje të financimeve/ Basha: I fabrikoi Rama për
Lideri i opozitës, Lulzim Basha  ka folur për herë të parë, pas lajmit se, dosja e tij është dërguar në gjykatë dhe se ai është marrë si i pandehur, nën akuzën për fshehje të financimeve. Basha u shpreh se PD-ja do të luftojë deri në fund të rrëzojë gënjeshtrën për pastrim të parave.

Kryedemokrati deklaroi se, akuzat e Ramës ndaj tij dhe PD-së janë politike.

 “Fabrikoi këtë akuzë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339, që publikoi gazeta Bild. Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje  nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokuemnte për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme.

Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë.”,- tha Basha./K.C/dritare.net