
Kumbaro: Recetat e vjetra të kuzhinës shqiptare, jehonë për trashëgiminë tonë kulinare!
E Premte 12 Janar 2024, 08:08
Dritare.net

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në rrjetet sociale shkruan se kuzhina shqiptare, si një trashëgimi me shumë vlera ka marrë tashmë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
“Promovim aq i bukur i revistës së njohur Aramcoworld që shkruan për rilulëzimin e kuzhinës shqiptare me rrënjë mesdhetare dhe një trashëgimi shumë të pasur vlerash, meritë e padiskutuar e gjysheve që i mbajtën gjallë recetat e vjetra dhe të shefave të kuzhinës që u rikthyen në Shqipëri për t’i mbledhur, qëmtuar e ri-interpretuar duke e ngritur në një nivel tjetër trashëgiminë tonë kulinare e duke na kthyer në një destinacion gastronomik shumë të dashur”, shkruan Kumbaro./M.K-dritare.net

















