Na ndiqni edhe në

Arkiv

Aktori nga Kosova poezi për tërmetin shkatërrues: Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni

Aktori nga Kosova poezi për tërmetin shkatërrues: Kur dridhesh
Një tërmet shkatërrues, shkundi sot vendin tonë. 22 persona humbën jetën, qindra u plagosën dhe dhjetëra janë ende nën rrënoja. E nesërmja është ditë zie kombëtare për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

E ndërkohë, këtij tërmeti të tmerrshëm i është kushtuar një poezi. Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka shkruar një poezi për tërmetin shkatërrues.

"Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni"/K.C/dritare.net