Aksident tragjik në Vorë-Fushë Krujë, humb jetën 26-vjeçari Xhesjon Zogu
Wednesday 2 September 2026, 12:12
Dritare.net

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 26-vjeçarit Xhesjon Zogu mëngjesin e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar. Një automjet tip “Benz”, që lëvizte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, është përplasur me një “Land Rover” që udhëtonte në drejtim të kundërt.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari Xhesjon Zogu ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./L.F-dritare.net