
Ajola Xoxa poston një moment nga ditëlindja e Erion Veliajt
E Mërkurë 18 Dhjetor 2019, 09:09
Dritare.net

Ditëlindjen e tij e kaloi me fëmijët e shtëpisë "Zyber Hallullit" në Sauk, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kaluar kohë edhe me familjen e tij.
Ajola Xoxa është ajo që ka postuar foton me një moment nga ditëlindja e Veliajt, ku shfaqen në Tiranë, pak pas mesnate.
"Babi Lali Eri është bërë 40 vjeç e 1 ditë tani", shkruan Ajola, ndërsa në foto është ajo, Veliaj dhe djali i tyre Kajan./E.B-dritare.net

















