

Atje gjen gjithçka, njerëz të dashur, ushqim të mirë, qytete të bukura, kafshë të egra të mahnitshme dhe koha është fantastike.
Megjithatë, ka disa gjëra që janë paksa të çuditshme ndonjëherë, por kjo është e gjitha pjesë e bukurisë së këtij kontinenti! Neve kështu na duket, ju bëni vlerësimet tuaja./d.r-dritare.net
1- Laraskat
Në stinën e pranverës laraskat bëhen tepër agresive, pasi kanë periudhën e çiftëzimit dhe çiklistët e dinë shumë mirë, pasi ndiqen dhe sulmohen pa mëshirë prej tyre. Prandaj edhe kanë krijuar kaska të veçanta.
2- Tabelat rrugore
Shpesh tabelat shenjave rrugore në Australi janë tepër konfuze. Nuk janë vetëm shenjat e limitit të shpejtësisë, por edhe shumë të tjera që lidhen me kafshët që dalin në rrugë.
3- Vegemite
Konsiderohet si ushqimi tradicional australian dhe është e pamundur për ta të mos e përdorin në pjesën më të madhe të gatimeve, informon Dritare.net. Është i tillë që kur e provon, ose e urren, ose e dashuron.
4- Fruta falas për fëmijët
Për të stimuluar fëmijët që të konsumojnë më shumë fruta, në Australi ekziston një program që ofron fruta falas për të gjithë fëmijët.
5- Votimi
Kur vjen puna te votimet, në Australi është e detyrueshme, pra nëse nuk voton, ke thyer ligjin, informon Dritare.net. Kështu australianët janë të detyruar të shkojnë të votojnë, edhe nëse u duhet të prishin qejfin e tyre, si një ditë plazh.
6- T’i japësh makinës gjatë verës
Mendoni se në vendin tuaj bën vapë gjatë verës? Epo do duhet të provoni Australinë për të kuptuar se nuk ka të krahasuar me atë që keni besuar deri më sot. Në Australi temperatura rekord ka arritur deri në 50 gradë, kështu që kur të uleni në timonin tuaj gjatë verës, mendoni se ç’bëhet në Australi.
7- Kangurët
Kangurët janë kafsha më e përhapur në Australi. Zakonisht nuk janë agresive, por e mira është të qëndroni larg tyre sepse kanë kthetra të mëdha dhe gjatë periudhës së çiftëzimit bëhen tepër agresive.
8- Breshëri
Edhe pse koha është fantastike në Australi gjithsesi njihet si një vend me klimë ekstreme. Gjatë verës është vërtetë nxehtë, por gjatë stinëve të tjera klima ndryshon në stuhi me pluhur, apo breshër.
9- Krishtlindjet në Australi
Ndërkohë që në shumicën e vendeve gjatë periudhës së Krishtlindjeve jashtë bie dëborë, në Autrali shkëlqen dielli, informon Dritare.net. Simbol i Krishtlindjeve janë gjithçka që lidhet me klimën e ftohtë, por në Australi e presin këtë ditë në plazh. Lum ata.
10- Bukuri natyrore
Ende të frikësuar nga merimangat, gjarpërinjtë, krokodilët dhe kandilat e detit. Shikoni këto foto të mrekullueshme dhe do ndërroni mendje për Australinë./d.r-dritare.net

















