Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Agim Kajmaku, nga arratia, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Agim Kajmaku, nga arratia, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e
Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është akuzuar nga Partia Demokratike se ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit, duke fshehur dënimin në Greqi, nga arratia, ka tërhequr kërkesën e tij për të ndryshuar masën e sigurisë, nga “Arrest me burg” në “Detyrim Paraqitje”.

Nga ana tjëtër, Prokuroria ka përfunduar hetimet për Kajmakun dhe pritet të dorëzojë çështjen në gjykatë.

Kujtojmë se pas hetimeve dhe verifikimeve nga KQZ, ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut, ndërsa më pas u shpall në kërkim policor për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, pasi akuzohet për falsifikim të formularëve, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra./E.B-dritare.net