Aeroportet janë vendet më të mrekullueshme për një lidhje serioze!
Dritare.net
Sot në artikull do ju tregojmë një histori të vërtetë të një çifti që për ta aeroporti ka qenë vendi ku janë njohur për herë të parë.
Marius, 35 vjeç, u takua me gruan e tij në vijën e sigurisë në LAX para dhjetë vjetëve. Ata ishin pranë njëri-tjetrit në vijën e sigurisë kur mësuan se fluturimi i tyre ishte vonuar. Marius ishte i pari që nisi bisedën.
"Ne përfunduam së bashku në kafe duke qenë se avioni u vonua gjatë, pastaj sigurova një vend pranë saj në aeroplan". Përfundimisht, ato u shpërngulën nga LA në San Francisko, ata u martuan dhe kanë dy fëmijë që nga ajo ditë fatale në linjën TSA. Nikol, mosha e së cilës nuk dihet gjatë një fluturimi me avion ishte ulur pranë një burri që sot është bashkëshorti i saj. “Për të dy ishte dashuri me shikim të parë”-tha ajo.
"Ndërkohë që dëgjonim albumin e Sam Smith-it, ne ndaluam edhe kufjet që dëgjonim muzikë gjatë fluturimit. Pas bisedës së gjatë në avion ai më kërkoi të shkoj për një pije në barin e aeroportit ". –tha Niol.
Nikol thotë se ndoshta ishte hera e parë që donte të rrinte në aeroport pasi avioni ishte ulur, në vend që të dilte nga aty sa më parë që ishte e mundur në mënyrë njerëzore. Ata jetojnë bashkë dhe presin fëmijën e tyre të parë. ndoshta nuk ju ka ndodhur akoma diçka e tillë, por këto historitë që lexuat më sipër tregojnë se kishte dashuri të sinqertë dhe që po zgjat shumë./Përshtati nga Cosmopolitan/A.C/dritare.net